Rusia dhe Kina kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë shprehur shqetësimin për rreziqet në rritje që vijnë nga përkeqësimi i marrëdhënieve midis fuqive bërthamore.
“Nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore. Të dy vendet vunë në dukje shqetësimin për pjesëmarrjen e Australisë në planet e SHBA-së për parandalimin e zgjeruar bërthamor.
Rusia dhe Kina janë kundër një konflikti të zgjatur në Ukrainë dhe është e mundur që ai të kalojë në një fazë të pakontrollueshme.
Moska dhe Pekini do të thellojnë më tej besimin dhe bashkëpunimin në fushën ushtarake, do të zgjerojnë shkallën e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake”, thuhet në deklaratën e cituar nga mediat shtetërore ruse.
Kina tha se mbështet përpjekjet e palës ruse për të garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial.
“Të dy kombet kundërshtuan përpjekjet e disa vendeve për të përdorur hapësirën për konfrontim ushtarak. Rusia dhe Kina dënojnë iniciativat për sekuestrimin e aseteve dhe pronave të shteteve të huaja”, thuhet në deklaratë.