Marco Rubio ka folur në Turqi këtë mbrëmje pasi mori pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Sekretari i shtetit i ShBA-së tha se do të takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë dhe një delegacion nga Ukraina në Stamboll nesër.
Kjo vjen ndërsa zyrtarët nga Ukraina dhe Rusia do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta sot, por Rubio tha se ShBA-ja “nuk ka pritshmëri të larta” për negociatat.
“Vlerësimi im është se nuk mendoj se do të kemi një përparim këtu derisa presidenti [Trump] dhe presidenti Putin të bashkëveprojnë drejtpërdrejt për këtë temë”, tha ai.
Volodymyr Zelensky ka kritikuar nivelin e delegacionit të dërguar nga Rusia, duke i quajtur ata “rekuizita zëvendësuese”.
Pas kësaj, Rubio tha se niveli i ekipit të dërguar nga Rusia “nuk tregon një përparim”.
“Shpresoj të gabohem. Shpresoj të gabohem 100%”, shton Rubio. “Shpresoj që nesër lajmet të thonë se ata kanë rënë dakord për një armëpushim. Por ky nuk është vlerësimi im.”
Ai thotë se sapo të përfundojnë bisedimet në Stamboll nesër, ShBA-ja do të vendos për një afat kohor për një takim të mundshëm Putin-Trump.