Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRrE), vendimin për rritjen e shtrenjtimit të ccmimit të energjisë elektrike pritet ta marrë pas dy javësh.
Burime të Indeksonline nga ZRrE-ja , kanë treguar se propozimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind tashmë është përqindja minimale, që do të thotë rritja e energjisë ka mundësi të jetë më e lartë.
E po ashtu faturat e energjisë me rritje do të hynë në fuqi nga 1 maji kjo për shkak se ZRrE-ja ka pranuar komente të dhe sygjerime të shumta.
Po ashtu rregullatori i energjisë po e shqyrton mundësin që faturat e energjisë në muajin maj të jenë më të larta kjo për shkak se do të bëhet llogaritja retroaktive edhe për muajin paraprak për prill.“ZRrE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Kësaj radhe ka pas komente të shumta dhe se ka mundesi pasi kjo edhe me ligj lejohet fatura e prillit të paguhen retroaktive ne muajin maj”, tha ky burim.
Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.