Rrezik nga përhapja e fruthit, IKSHP kërkon vaksinimin e fëmijëve

Rrezik i përhapjes së fruthit në shkolla dhe në kopshte Kosovë. IKSHP kërkon vaksinimin e fëmijëve.

Fëmijët prej moshës 2 muaj e deri në moshën gjashtë vjet duhet ta kenë të plotësuar kalendarin e vaksinimit për këtë grupmoshë dhe të pajisen me vërtetimin e vaksinave.

Dr. Fetije Fetaj, drejtoreshë e vaksinimit në IKSHP, thekson nevojën urgjente që secili fëmijë që mund të jetë regjistruar në klasë të parë, apo në kopshte e çerdhe, të vaksinohet, sepse kërkohet kohë që organizmi të krijojë imunitetin e nevojshëm. Janë 50 raste me fruth në Kosovë dhe përhapja e kësaj sëmundje është shumë e shpejt, tha Dr. Fetaj për Radio Kosovën.

“Është jetike që fëmijët të jenë të mbrojtur nga sëmundjet ngjitëse para se të hyjnë në objekte kolektive, siç janë shkollat, kopshtet apo çerdhet, sepse pothuajse të gjithë e kanë obligimin e njejtë. Vaksinat janë të sigurta, dhe është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur fëmijët, por edhe për të ndaluar sëmundjet për fëmijët të tjerë, të cilat mbrohen nga vaksinat”, ka thënë Fetaj.

“Fruthi është njëra ndër sëmundjet që përhapet më së shpejti. E vaksina është shumë efektive. Fëmijët që marrin vaksinën dhe dozën e parë, nuk sëmurët prej fruthit. Duke qenë se është një sëmundje mjaft kontagioze, kemi pasur raste te disa fëmijë në kopshte e çerdhe, që prej muajit maj. Në një çerdhe psh. prej 100 fëmijëve, 3 kanë qenë të pavaksinuar, ata të tre janë sëmurë nga fruthi.

Aq është sëmundje kontagioze që faktikisht e prek çdo fëmijë të pavaksinuar. Për këtë arsye prej muajit maj deri tani i kemi 50 raste me fruth dhe numri më i madh i rasteve ka qenë 1-2 vjet, këtë kohë që prindërit po i shtyjnë, ata po rrezikojnë fëmijët e tyre dhe fëmijët e të tjerëve. Pikërisht ky është shqetësimi më i madh, sepse virusin e kemi në vendin tonë, është në qarkullim dhe në shkolla e në kopshte rrezikojmë shumë nëse nuk janë fëmijët të gjithë të vaksinuar”, ka thënë Fetaj.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME