Rrahje në shkollë fillore në Gjakovë, nxënësit lëndohen në kokë e fytyrë pas një përleshje me mjete të forta

Tre nxënës të moshës së mitur në Gjakovë janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj njoftoi se se “disa fëmijë janë përfshirë në një konflikt”.

“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta)”, ka thënë Elezaj për Insajderin.

Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights