Rrahje e të shtëna me armë në Deçan, arrestohet një person, konfiskohen armë e fishekë

Një rrahje midis disa personave ka ndodhur mbrëmë në Deçan. Policia njofton se në këtë përleshje ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, nga i cili janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 fishekë.

“Deçan/09.06.2024-23:00 Është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave dhe për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja të armës së zjarrit.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, ku nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 copë fishekë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë..Indeksonline/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights