Reshje të lehta bore e ditë me shi, parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditëve të fundit të nëntorit.

Priten edhe të reshura bore por edhe shiu, me rritje të temperaturave.

Më 1 dhjetor do të jetë mot i butë me shtim të vranësirave, ndërsa vende-vende pritjen reshje lokale shiu.

Moti për pesë ditët e ardhshme:

27.11 – Kryesisht me diell. Ngrica në mëngjes. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen.

28.11 – Reshje të dobëta bore që fillojnë gjatë natës, nga orët e para të mëngjesit shndërrohen në shi. Të reshurat e shiut vazhdojnë kohëpaskohe edhe ditën dhe në mbrëmje.

29.11 – Reshjet e shiu pushojnë orëve të mëngjesit. Ditën do të mbajë mot kryesisht me vransira.

30.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nuk priten të reshura.

1.12 – Më butë, me shtim të vranisrave. Vende-vende priten reshje lokale shiu.

Era frynë kryesisht nga jugu e juglindja, e lehtë dhe mesatare 2-8m/s, të martën me hove deri në 15m/s. Ditën e martë përkohësisht ndryshon drejtimin në verilindje.

Shtypja atmosferike shumë e ndryshueshme. Të martën zbret edhe thellë nën vlera normale.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights