Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat pësojnë ulje sot

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje shiu në të gjithë vendin.

Mete Kosova ka njoftuar se reshjet do të jenë me intensitet të lehtë dhe mesatar, ndërsa lokalisht mund të jenë më intensive, kurse gradualisht gjatë pasdites pritet vranësirat të tërhiqen, transmeton Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights