17.6 C
Pristina
E hënë, 4 Gusht, 2025

Reja, vjehrra dhe djali përfundojnë në spital pas një përleshjeje brutale familjare

Një rast dhune në familje është raportuar pasditen e së dielës në fshatin Ujmirë të Klinës, ku një mosmarrëveshje mes një çifti të kthyer nga mërgimi ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se më 03 gusht 2025, rreth orës 15:30, në Stacionin Policor të Klinës ka arritur një telefonatë për një konflikt familjar në një shtëpi në Ujmirë. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur çiftin M. R rreth 40-vjeçar dhe A. R rreth 31-vjeçare, bashkë me dy vajzat e tyre të mitura.

Sipas burimeve brenda hetimit, çifti, i cili jeton përkohësisht në Gjermani dhe ndodhej në pushime në Kosovë, ishte përfshirë në një konflikt verbal që fillimisht kishte nisur mes te resë dhe vjehrrës së saj dhe më pas kishte eskaluar në përplasje fizike ndërmjet bashkëshortëve.

Bashkëshortja dyshohet se e kishte goditur me shuplakë në fytyrë bashkëshortin e saj, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke e goditur me duar në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Të dy kanë deklaruar se janë penduar për veprimet dhe kanë dhënë zotim se nuk do të përsërisin sjellje të tilla.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhune në familje” për të dy bashkëshortët, ndërsa M.R. është ngarkuar veçmas edhe për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas procedurave të intervistimit dhe një konfirmimi me shkrim nga palët se nuk do të vazhdojnë konfliktin, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet mbesin të hapura për të vlerësuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here