Rast i rëndë për familjen Zeqiraj: Kjo është gruaja që dyshohet se bëri vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ku dyshohet se bëri vetëvrasje. E ndjera u gjet nga djali i saj, i cili kërkoi menjëherë ndihmë, por fatkeqësisht viktima ndërroi jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se gruaja që po dyshohet se i dha fund jetës duke u varur është Sabrije Zeqiraj.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion“, tha zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, për Sinjalin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights