-0.1 C
Pristina
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Raportohet se Izraeli e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Forcën Ndërkombëtare për Gazën

Mediumi izraelit, “i24news”, raporton se Izraeli ka konfirmuar se Kosova dhe Kazakistani do t’u bashkohen Shqipërisë, Greqisë, Marokut dhe Indonezisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, me qëllim të përforcimit të armëpushimit dhe çarmatosjes së Hamasit.

Forca shumëkombëshe pritet të bëhet operacionale në maj të këtij viti, raporton mediumi izraelit.

Ky raport vjen pasi Kosova u bë pjesë e nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, që njihet si Bordi i Paqes, në të cilin, megjithatë, nuk janë anëtarësuar fuqitë evropiane.

Para disa ditësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me homologun amerikan në Davos të Zvicrës, ku e nënshkroi aktin e themelimit të këtij bordi.

Raportohet se Osmani tashmë është nisur për në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në mbledhjen zyrtare për themelimin e Bordit të Paqes në Uashington.

Ky bord e ka për detyrë mbikëqyrjen e rindërtimit të Gazës, por është spekuluar se mund të synojë që t’u gjejë zgjidhje edhe konflikteve të tjera në botë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME