Qytetari i gjen 10 mijë euro, i dërgon në polici për t’iu kthyer pronarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka dorëzuar 10 mijë euro në stacionin policor në Rahovec, pasi i ka gjetur ato.

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë policia në ‘Facebook’, duke thënë se paratë e gjetura i janë kthyer pronarit, shkruan Gazeta Insajderi.

“Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit”, thuhet në shkrimin e policisë.

“Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here