Putin: Rusia ka bomba bërthamore më shumë se ShBA-ja dhe Evropa

Presidenti rus Vladimir Putin, tha se edhe pse shteti i tij ka “shumë më shumë” bomba bërthamore sesa ShBA-ja dhe Evropa, diskutimet për një luftë të tillë nuk janë të nevojshme.

“Nuk ka nevojë të mendohet për këtë (luftën bërthamore). Dhe unë do t’i kërkoja kujtdo që të mos përmendte asgjë të tillë”, tha ai në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.

Udhëheqësi i Rusisë, shtoi se forcat e shtetit të tij po “rrisin efektivitetin e tyre”, raporton CNN.

“Industria ruse e mbrojtjes ka rritur prodhimin e predhave me 20%, dhe forcat e saj po kapërcejnë aftësitë e armiqve tanë kur bëhet fjalë për avionët dhe tanket”, tha Putini.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights