Publikohet foto e policit që dyshohet se u korruptua me 1000 euro kesh

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë njoftuar se të premtën është arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

Burimet e Indeksonline, pohojnë se bëhet fjalë për Tush Gjini nga komuna e Gjakovës, i cili ishte polic i komunikacionit.

Ai dyshohet se është korruptuar me 1000 euro kesh, për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pa sakta të qytetarëve.

“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja ka iniciuar procedurë penale edhe ndaj një ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) dhe “Deklarim i rremë” .

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights