Mediat greke kanë publikuar pamjet tronditëse të një sulmi brutal me çekiç, të ndodhur rreth një vit më parë në Agioi Anargyri, Athinë. Në video shihet një 29-vjeçar shqiptar teksa sulmon një punonjëse karburanti, duke e goditur në shpinë, bark dhe kokë, ndërsa i kërkon paratë nën kërcënimin e vdekjes.
Ngjarja ndodhi në orën 01:30 të mëngjesit të 20 shkurtit 2024, kur autori hyri në dyqan dhe, duke tundur çekiçin, nisi sulmin e dhunshëm. Pasi rrëmbeu një çantë me xhirot e dyqanit, që kapnin vlerën e 680 eurove, ai tentoi të arratisej. Megjithatë, nuk arriti të largohej, pasi u pikas nga forcat policore dhe u arrestua menjëherë.Në mbrojtjen e tij, 29-vjeçari deklaroi se kishte kryer sulmin nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbante mend asgjë. “Kisha pirë shumë pilula, përdor krak dhe kokainë, nuk mbaj mend çfarë kam bërë, kërkoj falje,” tha ai para gjykatës.
Pas shqyrtimit të çështjes, autori u shpall fajtor dhe u dënua me 5 vite e 10 muaj burg.