Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbështet Harris për presidente

Ish-kongresmeni amerikan, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe Dioguardi ka bërë të ditur se mbështet Kamala Harris për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dioguard në një komunikatë për media thekson se një nga kapitujt më krenarë të shërbimit të tij publik ishte puna e ngushtë me presidentin Joe Biden në fund të viteve 1990 dhe 2000 për të sjellë drejtësi, paqe dhe pavarësi në Kosovë.

Si ish-kongresmen i SHBA dhe President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) që nga viti 1989, kam përkushtuar karrierën time për të avancuar lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën. Një nga kapitujt më krenarë të shërbimit tim publik ishte puna e ngushtë me Presidentin Joe Biden në fund të viteve 1990 dhe 2000 për të sjellë drejtësi, paqe dhe pavarësi në Kosovë. Së bashku, ne u ngritëm kundër tiranisë dhe gjenocidit, duke riafirmuar udhëheqësin morale të Amerikës në skenën botërore.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here