Prattipati i shkon në zyre Osmanit – Presidenca zbulon se çka u diskutua

E ngarkuara me punë të ShBA-së, Anu Prattipati i ka shkuar në zyre presidentes së vendit, Vjosa Osmani, shkruan Periskopi.

Siç thuhet në njoftimin e Presidences, gjatë takimit u diskutua për për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Pratipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.
Në mesin e temave të diskutuara ishte edhe bashkëpunimi dypalësh, ku u rikonfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet.

Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe këtë vit si kryesuese e delegacionit të Kosovës në cilësinë e saj si Kreu i shtetit, u diskutua për agjendën si dhe pritshmëritë nga takimet dhe aktivitetet e planifikuara.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME