Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë

Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gjatë 20 viteve të fundit ritmet e plakjes janë më të lartat se në të gjithë vendet europiane.

Në vitin 2023, mosha mediane e Shqiptarëve ishte 38.8 vjeç, nga 27,9 vjec që ishte në vitin 2003.

Eurostat konstaton se mosha mediane e shqiptarëve u rrit me gati 11 vite ndërmjet 2003-2023, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë shumë të lartë me plakjen e popullatave të tjera.

Pas Shqipërisë, ritmet më të larta të plakjes ndërmjet 2003-2023 i ka Portugalia me 8.5 vite, Rumania me 8.5 vite dhe Maqedonia e Veriut, me 8 vite.

Në krahun tjetër, Suedia ka ruajtur qëndrueshmëri të moshës së popullsisë së saj, pasi gjatë dy dekadave të shkuara popullata e këtij vendi është plakur vetëm me 1 vit, e ndjekur nga Moldavia, Luksemburgu, dhe Belgjika ku mosha mesatare e popullsisë së tyre është rritur më pak se dy vite nga 2003-2023.

Në vitin 2023 vendet me popullsinë më të plakur në Europë ishte Italia, ku mosha mediane e popullsisë ishte 48.4 vjeç, e ndjekur nga Portugalia, Bullgaria dhe Greqia .

Eskpertët shqiptarë janë të mendimit se cikli rritës i emigracionit së bashku me rënien e normave të fertilietit e kanë plakur Shqipërinë më shpejt se edhe vendet me kushte të ngjashme politikë dhe ekonomike.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights