Policia aksion në Zubin-Potok: Arrestohet një person dhe konfiskohen armë

Në një operacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armësh dhe mjetesh eksplozive.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili, ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur granata dore, armë të gjata, municion, radiolidhje, antiplumba dhe pajisje teknologjike.

Sveçla ka njoftuar se personi, në pronësi të të cilit janë gjetur këto armë dhe pajisje, është arrestuar

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori”, ka njoftuar Sveçla.

Sveçla ka theksuar se ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ç’rrënjosjen e krimit dhe eliminimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shtuar Sveçla.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights