Policia e Kosovës i ka shpallur në kërkim dhe ka publikuar fotografitë e Brikend e Blerand Zogajt, dy të dyshuarve për plagosjen e Bujar Berishës, 37-vjeç, në Greme të Ferizajt të hënën.
Dy të dyshuarit, pas plagosjes së viktimës, janë arratisur në drejtim të panjohur.
Kësisoj, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre, Policia e Kosovës i ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.
Kërkesë për bashkëpunim – Personat e dyshuar janë: Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj
“Personat e dyshuar janë: Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj. Deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati”, ka thënë sot Policia.