Petkoviq: Bislimi refuzoi takimin trilateral sepse insistova në Asociacion e Urën e Ibrit

Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se homologu i tij kosovar, Besnik Bislimi, refuzoi të marrë pjesë dje në takimin trepalësh, për shkak të disa arsyeve.

”Bislimi ka refuzuar të marrë pjesë në takimin trepalësh sepse delegacioni serb ka insistuar në tema si Asociacioni, shërbimet postare dhe çështja e zbatimit të marrëveshjes për urën”, ka thënë Petkoviq.

Si kryenegociator i Beogradit, gjëja e parë që bëra ishte të diskutoja për masat e qeverisë serbe, të cilat u përmendën edhe nga presidenti i Serbisë në konferencën për media”.

”Këto janë ‘masa gjithëpërfshirëse mbrojtëse për popullatën serbe’ në Kosovë dhe masa që nënkuptojnë realizimin e procesit të dialogut, i cili është i domosdoshëm për ne, pasi jemi absolutisht të bindur se vetëm përmes dialogut mund të gjejmë një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës”, ka deklaruar ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here