Përplasja në Shkabaj për rrënimin e xhamisë: Ky është i arrestuari nga NjRSh, rezistoi dhe sulmoi policët.
Rrënimi i xhamisë pa leje në fshatin Shkabaj u përcoll me tensione, pasi banorët u përplasën me Policinë dhe për pasojë njëri prej tyre përfundoi në pranga. I dyshuari është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policorë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se personi që u arrestua gjatë ditës së djeshme është Adnan Haxholli, i cili u kap në një objekt në rrugën Prishtinë – Pejë,
Njësia e Reagimit të Shpejtë arriti që ta prangos të dyshuarin, i cili rezistoi në vazhdimësi e madje e edhe sulmoi policët, ku për pasojë njëri prej tyre pësoi lëndime trupore.
Të njëjtat burime thonë se përveç zyrtarit policor të NJRSh-së, edhe vet i dyshuari u lëndua, për çka iu ofrua trajtimi mjekësor.
I njëjti është shoqëruar në stacion, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.