Pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit, vjen reagimi i familjes së Liridonës

Pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit, ka ardhur reagimi nga familja e Liridonës.

Vëllai i saj, Leonardi, ka thënë se këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës.

Ai ka thënë se janë të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre.

“Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë”.

“Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve. Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara”

Reagimi i plotë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here