Opozita thotë se rezultati i LVV-së në zgjedhjet e ardhshme do të bie shumë, ndërsa kryeministri ka kërkuar që ai i fundit “të përsëritet e të tejkalohet”.
Partia e Kurtit megjithatë nuk përmend më “vija të kuqe”, siç bënte në të kaluarën. PDK-ja thotë se kandidati Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm, duke mos e përjashtuar mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve.
LDK-ja thotë se nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie në krye të së cilës nuk do të jetë kryetari i saj, Lumir Adbixhiku. AAK-ja, si një prej partive më të zëshme kundër qeverisjes aktuale, e cila do të garojë në një koalicion parazgjedhor, thotë se “po vjen koha e ndryshimit”, por ende i paqartë mbetet pozicioni i kësaj partie për atë se çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve.