Paraqitet “zhuga” në Kosovë, 13 raste në shkollat e Gjakovës

Para 5 ditëve, në disa shkolla të Komunës së Gjakovës ekipet mjekësore të Kujdesit parësor, në këtë komunë kanë evidentuar 13 nxënës të prekur me sëmundjen e zgjebës, apo siç njihet në gjuhën popullore ‘zhuga’’.

Lidhur me këtë, në një intervistë për emisionin “A LIVE”, ka folur drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Adelina Shehu-Kola.

Ajo tha se nxënësit e prekur nga kjo sëmundje ngjitëse, janë kryesisht të moshës nga 6 deri në 13 vjeç, derisa shtoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim.

“Drejtoria e Arsimit kanë vërejtur disa mungesa të nxënësve si shkak disa shqetësimeve dhe kanë kërkuar që të dërgohen disa ekipe mjekësore në ato shkolla. Janë dërguar 4 ekipe, ku është bërë evidentimiti disa nxënësve me zgjebë, janë kryesisht në disa shkolla në zonat rurale dhe situate është nën kontrollë, Pra, prej datës -09 e deri më sot nuk kemi identifikuar ndonjë rasti të ri, janë vetëm këto 13 raste , janë marrë të gjitha masat, janë dezinfektuar klasat dhe fëmijët e prekur me zgjebë janë të izoluar sipas udhëzimeve të IKShPK-së”, tha ajo./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights