Shtëpia e Bardhë ka publikuar foto nga momentet kur presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij ndjekin live operacionin për kapjen e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.
Disa nga imazhet janë shpërndarë në platformën e tij Truth Social nga presidenti Trump, ku shfaqet ai dhe zyrtarë të tjerë amerikanë duke parë sulmet e mbrëmshme ndaj Venezuelës dhe kapjen e Presidentit Maduro dhe gruas së tij.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen sot sulme ajrore në Venezuelë dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se forcat speciale amerikane arrestuan Presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i nxorën jashtë vendit.
Forcat amerikane kryen një sulm në shkallë të gjerë, dhe njësia speciale elitare e ushtrisë amerikane, Delta Force, mori pjesë në operacionin për arrestimin e Maduros.



