Mediat greke kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë filmuar momentin kur dy vëllezërit shqiptarë, Aleksandros dhe Enis Loka janë përleshur me kushëririn e tyre, Denis Lokën.
Pas sherrit mes tyre, njëri prej vëllezërve e ka goditur me thikë në fyt. Më pas e kanë lënë të plagosur në mes të rrugës, derisa është gjetur nga policia. 28-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së marrë.
Video e publikuar nga Protothema:
Pas kësaj nisën hetimet për të zbuluar kush ishin autorët, të cilët u shpallën në kërkim. Pas rreth dy orësh dy vëllezërit janë dorëzuar në polici me nënën e tyre ku rrëfyen se çfarë ndodhi dhe më pas u vunë në pranga.
Ata janë shprehur para autoriteteve greke se kur kanë qenë fëmijë të vegjël dhe jetonin në Shqipëri, 28-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me ta. E kur kanë shkuar në Greqi janë përpjekur të harrojnë çfarë ka ndodhur. Megjithatë në ditët e fundit, 28-vjeçari kishte shkuar po ashtu në Greqi. Kur e panë, sipas tyre iu është kujtuar çfarë kishte ndodhur dhe vendosën ta vrisnin. 17-vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai që e ka goditur drejtpërdrejt në qafë.