Osmani e njofton Tony Blair me djalin e heroit Afrim Bunajku, ai ishte duke qëndruar me nxënësit jashtë Kuvendit

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.Ai ka takuar udhëheqësit e shtetit, liderët politikë si dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës.

Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë.Ai jashtë oborrit të Kuvendit u mirëprit edhe nga disa nxënës të shkollave të Prishtinës të cilët i uruan mirëseardhje.

Në mesin e nxënësve ishte djali i heroit Afrim Bunjaku.Në pamjet që qarkulluan në rrjet shihet një moment kur presidentja Osmani e njofton Blair me djalin e heroit.

Afrim Bunjaku u vra në shtator nga grupe kriminale serbe, derisa ishte në krye të detyrës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights