0.7 C
Pristina
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Operacion kundër korrupsionit, Sveçla njofton për arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për finalizimin e suksesshëm të operacionit policor kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.Sveçla ka shkruar në Facebook se janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, duke përfshirë kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J.M., zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L., si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme ka thënë se “sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës”.

“Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike” – thuhet në postimin e Sveçlës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME