27.9 C
Pristina
E shtunë, 9 Gusht, 2025

OpenAI mposht Grokun e Muskut në turneun e shahut për inteligjencën artificiale

Kompania që krijoi ChatGPT, OpenAI, ka mposhtur Grokun e Elon Muskut në finalen e një turneu për të shpallur lojtarin më të mirë të shahut mes modeleve të inteligjencës artificiale (IA).

Historikisht, kompanitë teknologjike kanë përdorur shpesh shahun për të matur përparimin dhe aftësitë e kompjuterëve, ndërsa sot makinat moderne të shahut janë praktikisht të pathyeshme edhe ndaj lojtarëve më të mirë njerëzorë.

Por ky turne nuk përfshinte kompjuterë të dizajnuar posaçërisht për shah. Ai u zhvillua mes modeleve të inteligjencës artificiale të krijuara për përdorim të përditshëm.

Modeli o3 i OpenAI doli i pamposhtur në gjithë turneun dhe mposhti në finale Grok 4 të xAI, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy kompanive.

Sam Altman (OpenAI) dhe Elon Musk (Grok), të dy bashkëthemelues të OpenAI, pretendojnë se modelet e tyre më të fundit janë më të mençurat në botë.

Modeli Gemini i Googleit zuri vendin e tretë pasi mundi një tjetër model të OpenAI.

Megjithatë, këto modele, edhe pse të afta në shumë detyra të përditshme, ende po përmirësohen në shah. Përshembull Groku bëri disa gabime të rënda në finale, përfshirë humbjen e përsëritur të mbretëreshës.

‘Deri në gjysmëfinale, dukej se asgjë nuk do ta ndalte Grok 4 në rrugën drejt fitores. Pavarësisht disa momenteve të dobësisë, inteligjenca artificiale e X-it dukej si lojtari më i fortë i shahut… Por iluzioni u rrëzua në ditën e fundit të turneut’, ka thënë Pedro Pinhata, gazetar i Chess.com, në raportimin e tij.

Ai ka thënë se loja e Grokut në finale ishte ‘e panjohshme’ dhe plot ‘gabime të pafalshme’, çka i mundësoi OpenAI të merrte një varg fitoresh bindëse.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here