OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të Gazës

Agjencia e OKB-së për palestinezët, UNRWA deklaroi se po pezullon dërgesat përmes kalimit kryesor midis Izraelit dhe Gazës për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Kreu i agjencisë, Philippe Lazzarini, tha se dy autokolona të fundit ishin plaçkitur nga bandat e armatosura pranë vendkalimit Kerem Shalom dhe i bëri thirrje Izraelit të ruajë ligjin dhe rendin.Kerem Shalom është rruga kryesore për dërgimin e ndihmave për më shumë se dy milionë njerëz në Gaza, për të cilat OKB-ja ka paralajmëruar se janë në prag të urisë.

Javët e fundit janë parë një seri vjedhjesh gjithnjë e më të dhunshme nga bandat kriminale, për të cilat punonjësit e ndihmës kanë thënë se tani janë pengesa kryesore për shpërndarjen e furnizimeve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here