O’Brien: Asociacioni hap i rëndësishëm, të bëhet progres edhe para formimit të tij

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha se dëshiron që të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe dispozitat e tyre të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij më e rëndësishmja është që serbët në Kosovë të jetojnë si qytetarë normalë evropianë.

Sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, zyrtari i lartë amerikan tha për RTS-në se është e nevojshme që të respektohen marrëveshjet dhe sipas tij, “në këtë kuptim drafti i Statutit duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, por edhe të ketë një diskutim më të gjerë në mënyrë që serbët në Kosovë të mund të integrohen si në jug ashtu edhe në veri”.

” Asociacioni është një hap i rëndësishëm, është e rëndësishme të bëhet progres edhe para se të formohet Asociacioni. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat dhe fëmijët dhe ne punojmë për të gjitha këto në të njëjtën kohë. Detyrimet kanë ekzistuar që nga viti 2015, kur e para (marrëveshja) është nënshkruar, nuk mund të premtoj një afat, por gjëja më e rëndësishme është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”, tha O’Brien.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk është vendi ku zhvillohet biseda mes dy palëve, por se siç theksoi ai është shumë aktive në terren.

“Është e rëndësishme të mbrohen qytetarët e të gjitha kombësive”, tha ai.

O’Brien theksoi se qëllimi është që të diskutohen çështje praktike – si të përshpejtohet qarkullimi i mallrave, prandaj është në interesin e të gjithëve që të hapen vendkalimet kufitare dhe lënda e parë nga Serbia qendrore të hyjë në Kosovë për të vazhduar prodhimin.

“Hapja e vendkalimit është një sukses. Shumë trafik është drejtuar në vendkalim”, tha zyrtari amerikan.

James O’Brien bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vijnë sot në Prishtinë.Sipas raportimeve të Gazetës Express, ata do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

O’Brien dhe Eichhorst dje ishin në Serbi ku u takuan me presidentin serb Aleksandar Vuciq.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here