A. Haziri, prind i një nxënësi në shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Milloshevë, e ka sulmuar fizikisht një nxënës 12-vjeçar të enjten.
Ai është motivuar nga një grindje që djali i tij, po ashtu 12-vjeç, e pati me viktimën të mërkurën, një ditë para sulmit fizik.
Familja e viktimës ka thënë se sot ka hapur rast në Policinë e Kosovës.
I dyshuari A. Haziri është shoqëruar sot në Stacionin Policor në Obiliq, raporton Paparaci.
Ndërkaq, Policia nuk ka dhënë ende informata zyrtare për rastin, pavarësisht se mediumi ka kontaktuar sot me zëdhënësit policorë dhe ka dërguar pyetje në adresë të Policisë.
As drejtori i Shkollës së Mesme të Ulët ‘Hasan Prishtina’ në Milloshevë, Naser Abazi nuk është deklaruar për rastin.