‘Non grata-t’, Rubio i shuan shpresat Berishës; Sekretari amerikan i Shtetit shpall sanksionet e reja

Sekretari i Shtetit Maco Rubio, ka rihapur ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke goditur njerëz shumë të fuqishëm në politikën botërore.

Me ndryshimin e administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryeministri Sali Berisha, njëherazi edhe kryetar i PD-së, u pa i entuziazmuar duke shpresuar në heqjen e emrit të tij nga lista e njerëzve të sanksionuar.

Berisha vijon ta konsiderojë shpalljen ‘non grata’ si një vendim të marrë pas lobimit të Soros në administratën e mëparshme amerikane, atë të Presidentit Jo Biden.Madje zyrtarë të PD-së nxituan të deklaronin se ardhja e Chris LaCivita si drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit është një ogur i mirë se ‘non grata’ ndaj Berishës ka rënë. Më herët, po këta zyrtarë deklaronin se Marco Rubio, gjatë kohës që ishte senator, kishte mbajtur një qëndrim kritik, ndaj sanksioneve që kishte shpallur Anthony Blinken, në atë kohë Sekretar i Shtetit nën Presidencën Biden.

Një ditë më parë raporti i DASH duke vlerësuar punën e SPAK evidentonte hetimet ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, të cilin e etiketonin si ‘non grata’.

Dje, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ka rihapur ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke goditur politikanë të rëndësishëm.

Rubio, ka lajmëruar në faqen e tij në platformën X se ka ndëshkuar ish-presidenten e Argjentinës dhe një ish-ministër të këtij vendi.

“Njoftova sanksionin sipas ligjit 7031(c) të ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Elisabet Fernandez de Kirchner dhe ish-ministrit argjentinas të planifikimit, Julio Miguel De Vido, për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndësishëm gjatë kohës së tyre në poste publike. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë përgjegjësi për zyrtarët e korruptuar në mbarë botën”, shkruan Rubio në X.

Sekretari i Shtetit ka sanksionuar dy politikanët, ish-zyrtarët e lartë argjentinas, me të njëjtin motiv që është sanksionuar edhe Sali Berisha.

Dhe po kështu i njëjti motiv u përdor në sanksionimin edhe të 4 zyrtarëve të asaj kohe dhe politikanëve shqiptarë, nga administrata e parë e Donald Trump.

Ish-sekretarët e Shtetit, Rex Tillerson dhe Mike Pompeo, kanë firmosur katër “non grata” për Shqipërinë, ndërsa shpallja e Berishës si i sanksionuar u bë jo më vonë se 3 javë nga zgjedhjet parlamentare të 2021, pak muaj pasi Trump kishte lënë Presidencën.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here