Një nënë e tre fëmijëve gjendet e vdekur në liqen, dy ditë pasi doli për të blerë qumësht

Një nënë e tre fëmijëve, e cila u zhduk pasi doli nga shtëpia për të blerë qumësht, është gjetur e vdekur në një liqen, ndërsa hetimet paraprake flasin për një vdekje “jo natyrale”.

Rachel Booth, 38 vjeçe, nga zona Barnton në Northwich, Cheshire, u raportua e zhdukur në orët e para të 19 korrikut. Ajo u pa në kamerat e sigurisë të një pompe karburanti në orën 03:50, duke blerë qumësht dhe verë pas një vrapi.

Dy ditë më vonë, më 21 korrik, ekipet e kërkimit gjetën trupin e saj në liqenin pranë qendrës së sporteve ujore Wild Shore Delamere në Oakmere, Angli, raporton Daily Mail, përcjell Korrespodenti.

Familja e saj lëshoi një deklaratë ku e përshkroi Rachel-in si një pjesë të çmuar të familjes dhe si një “dritë udhërrëfyese, dashuria dhe përkushtimi i së cilës prekën të gjithë”.

Gjatë seancës së mbajtur të mërkurën në Gjykatën e Koronerit në Warrington, u bë e ditur se Rachel Booth – e përmendur në sallë me mbiemrin Langley – u identifikua nga motra e saj. Mjeko-ligjorja Victoria Davies tha se autopsia ka treguar një shkak vdekjeje “jo natyral”, pa dhënë hollësi të tjera. Ajo shtoi se një seancë e plotë hetimore do të mbahet më 27 janar.

Në një tjetër homazh, i shpërndarë përmes Policisë së Cheshire, familja theksoi: “Mirësia e saj ishte e vazhdueshme dhe prania e saj u jepte forcë të gjithëve që e njihnin. Ajo ishte një nënë, bashkëshorte, bijë dhe motër e dashur, e pazëvendësueshme, që do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. Buzëqeshjet e saj do të jenë kujtimi që do ta ruajmë përgjithmonë.”

Policia kishte bërë të ditur më herët se vdekja e saj nuk po trajtohej si e dyshimtë, megjithëse hetimet mbi shkaqet e sakta të vdekjes do të vazhdojnë deri në përfundimin e seancës së plotë hetimore më 27 janar. /Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME