Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Llozicë.

Lidhur me rastin tragjik detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë Sheremet Elezaj, tha se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, theksoi Elezaj

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here