Ngec procesi i numërimit të votave në zgjedhjet në Kosovë

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit duket se ka ngecur, pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka përditësuar të dhënat që nga mbrëmë.

Sipas të dhënave të fundit, numërimi ka arritur në 99.17% të vendvotimeve të përpunuara, por nuk ka pasur asnjë përditësim të ri për të konfirmuar përfundimin e procesit të numërimit të votave.

Këto rezultate mbeten të pandryshuara prej mbrëmë (e hënë), ndërkohë që qytetarët dhe partitë politike janë në pritje të një përditësimi të ri.

Nga të dhënat e fundit të publikuara, rezultatet për partitë politike janë si më poshtë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! – 339,350 vota, 40.83%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 184,087 vota, 22.15%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 146,241 vota, 17.59%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët – 62,066 vota, 7.47%
Srpska Lista – 36,784 vota, 4.43%
Koalicioni për Familje – 18,785 vota, 2.26%

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot nis numërimi i votave për deputetë.

“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi./Paparaci

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here