Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990 lëshoi në tregun e zi të punës mijëra inxhinierë ushtarakë të mbetur pa punë, të cilët u rekrutuan nga kartelt kolumbiane të drogës për të ndërtuar mjete lundruese klandestine.
Ky bashkëpunim sekret u provua përfundimisht në shtator të vitit 2000, kur Policia Kombëtare e Kolumbisë zbuloi në një depo në Facatativá, afër Bogotasë, një nëndetëse të vërtetë 30-metëshe në ndërtim e sipër, me udhëzues dhe skema teknike të shkruara në gjuhën russe.
Sipas raporteve të Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA), karteli i Kali-t (Cali Cartel) dhe më vonë grupe si Los Urabeños apo FARC përdorën specialistët e ish-Flotës Sovjetike për të zëvendësuar glisonët e shpejtë (go-fast boats) me mjete të padetektueshme nga radarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së.
Ndryshe nga nëndetëset klasike ushtarake që zhvytën plotësisht në thellësi, shumica e këtyre mjeteve janë LPV (Low-Profile Vessels) apo gjysmë-të-zhytura. Ato ndërtohen kryesisht me fibër xhami dhe çelik të përforcuar, duke lundruar vetëm pak centimetra mbi sipërfaqen e ujit. Motorët e tyre të modifikuar me naftë shkarkojnë gazrat përmes tubave të ujit për të ftohur emetimin termik, duke mashtruar kështu kamerat me rreze infra të kuqe dhe satelitët e ushtrisë amerikane.
Vendndodhja e kantiereve zgjidhet me kujdes nën çati me gjethe në xhunglat e dendura të departamentit Nariño në Kolumbi, përgjatë krahëve të lumit Atrato dhe zonës së Pacifikut, ku mbulesa e pemëve pengon vëzhgimin ajror.
Një mjet i vetëm me gjatësi 15 deri në 25 metra transporton nga 3 deri në 10 ton kokainë me vlerë tregu mbi 200 milionë dollarë. Çdo mjet kushton nga 1 deri në 4 milionë dollarë për t’u ndërtuar dhe konsiderohet pajisje njëpërdorimëshe, pasi pas mbërritjes në destinacion ekyipazhi hap valvulat e ujit dhe e mbyt mjetin në ujëra të thella për të zhdukur provat.
Sfidimi i sigurisë detare nuk ka mbetur i kufizuar vetëm në Amerikën Latine. Në nëntor të vitit 2019, autoritetet spanjolle kapën mjetin e parë të këtij lloji që kishte kaluar me sukses të gjithë Oqeanin Atlantik direkte nga Brazili në brigjet e Galicisë në Spanjë, duke vërtetuar se teknologjia e lindur nga mbetjet e shkencës ushtarake sovjetike vazhdon të përdoret në shkallë globale./Korrespodenti
