“Nga targat e Millosheviqit te Radoiçiqi kryeministër në veri”, Basha sulmon opozitën: Keni qenë të koordinuar me krimin e organizuar

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka kritikuar ashpër opozitën për atë që ai e quajti “koordinim” të saj me struktura të jashtëligjshme në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha theksoi se si pasojë e këtij koordinimi, vendi është përballur me një sërë problematikash në veri, duke përfshirë automjete me targa të Millosheviqit, rrjet të pa paguar, institucione paralele dhe kontrabandë.

“Mirëmëngjesi opozitë e koordinuar! Si pasojë e koordinimit tuaj në Kosovë ka pasur: automjete me targa të Millosheviqit, rrymë të pa paguar, institucione paralele, Postën e Serbisë, dinarin e Serbisë, kontrabandë, rrugë ilegale, barrikada dhe Radojçiçin kryeministër në veri,” shkroi Basha.

Ai shtoi se, sipas tij, këto veprime krijojnë përshtypjen se opozita ka qenë më shumë e lidhur me krimin e organizuar sesa me bashkëpunimin me ndërkombëtarët. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here