Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur agjendën e seancës plenare që do të mbahet të enjten më 16 maj. Në rend dite janë pesë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat Kurtit i duhen edhe votat e partive opozitare për t’i kaluar, raporton Express.
Seanca do të fillojë në orën 10:00 dhe gjithsejtë pritet të diskutohen 39 pika të rendit të ditës.
Kandidati për kryeministër i PDK-së ka paralajmëruar se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, qëndrim ky që ka ndryshuar pas takimit të fundit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, pasi PDK kishte marrë vendim që të mos i votonte asgjë Qeverisë Kurti, shkruan Express.
LDK që ka refuzuar ftesën e Kurtit për darkë kanë thënë se LDK sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, do të mbajë qëndrimin që ka mbajtur gjithmonë dhe do t’i votojë.