“Nëse fitoni ju ndihmojmë”, premtimi i Nagavcit për nxënësit që morën pjesë në garat e matematikës në New York

Garat e matematikës janë zhvilluar në New York, pjesëmarrës në këto gara ishin edhe nxënës nga Kosova, në mesin e tyre edhe Blin Berisha i cili ka fituar dy medalje atë të artë dhe të argjend, shkruan Periskopi.

Por, për t’i dërguar këta fëmijë në New York familajrët kishin kërkuar ndihmë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Siç mëson Periskopi atyre ju është bërë një premtim skandaloz lidhur me ndihmat që nuk u ofruan.

“Shkoni fitoni, e pastaj nëse fitoni ju ndihmojmë”– citohet t’u ketë thënë Nagavci prindërve.

Mjetet për udhëtim, përfshirë këtu sigurimin e vizave, atë shëndetësor, biletat e avionit, hotelet, që kapin shumën prej 5000 euro për një nxënës, janë detyruar që t’i sigurojnë familjarët.

Përveç Blinit medalje Kosovës i sollën edhe shokët e tij, por për asnjërin prej tyre institucionet e Kosovës nuk kanë ndarë asnjë cent.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here