Në sezonin e verës, funksionalizohet strehimorja e re për qentë endacakë

Numri i tyre nëpër rrugët e kryeqytetit pritet të ulet.

Njëra prej strehimoreve të reja që u krijua në Prishtinë pritet të funksionalizohet gjatë verës.

“Gjatë këtyre dy viteve të kaluara kemi shpenzuar shumë para e fonde për të kastru dhe sterilizuar qentë endacak që ata të jenë më pak të rrezikshëm për qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe i ushqejmë në vazhdimësi të mos jenë të uritur dhe të jenë më pak të rrezikshëm”, tha nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Për të ulur numrin e qenve endacakë në rrugë para disa muajsh komuna e Prishtinës vendoi të subvencionojë qytetarët të cilët do t’i adaptonin. Mirëpo nënkryetari, Alban Zogaj thotë se kjo praktikë nuk u tregua e suksesshme.

“E kemi shpallur edhe një thirrje për adoptim të qenve endacak ku ne edhe paguajmë subvencionojmë 50 euro për secilin qenë endacak që një familje e merr. Për fat të keq nuk ka bërë zgjidhje nuk ka pasur interesim të madh çfarë ne kemi pritur fillimisht”, tha Zogaj.

Sipas vlerësimeve konsiderohet që në rrugët e Prishtinës qarkullojnë rreth 5 mijë qene endacakë. /atvlive.tv

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights