“Në këtë moshë plakut dhe fëmijës i pëlqejnë lëvdatat”/ Vajza e Dritëo Agollit rrëfen kujtimet me babain

Kujtime, me momente të bukura dhe të vështira që u vendos të muzealizohet.Këto shtëpi edhe pse nuk e kanë të zotin të gjallë, ndodh pa kuptuar që të na takojnë me ta, me objektet, me dorëshkrimet, me librat qe kanë lexuar, me librat që kanë shkruar. Me mënyrën si ata kanë jetuar. Shtëpi që na jep të gjithëve. Se kjo është ajo që ndodh kur je më i madh se vendi ku ke lindur, shtëpia nuk është veç e jotja.

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Elona Agolli në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel, rrëfeu kujtime të babait të saj.

Ajo u shpreh se përurimi i Shtëpisë Muze Dritëro Agoli është një nga ngjarjet më domethënëse për të, ndërsa foli edhe për dëshirën e nënës së saj, e cila ndërroi jetë 2 vite pas Dritëro Agollit.

“Babit nuk i pëlqenin shumë monumentet, ishte anti-monument. Mendonte që në veprën e tij e ngre monumentin vetes. Në fund thoshte me të qeshur “po ja tani në këtë moshë, plakut dhe fëmijës i pëlqejnë lëvdatat. Më deh ajo lëvdata, kështu që mund të behej ndoshta një muze”.

Sigurisht përurimi i “Shtëpisë Muze Dritëro Agolli” është një ngjarjet më të bukura dhe domethënëse për mua si bijë e shkrimtarit. Propozimi u bë kur imë më ishte në jetë. Nuk është se e priti me entuziazëm, pasi ishte shumë e lidhur me atë shtëpi. 2 vite pas vdekjes së babit, u përplot pohoi dëshirën që shtëpia e jetueshme të kthehej në Shtëpi Muze , dhe po atë muaj ajo u nda nga jeta. Në një farë mënyrë një amanet i përmbushur është një brengë më pak.

Kam qenë duke shpjeguar detajet e përditshmet të Dritëroit. Në atë shtëpi jam rritur, kam kujtimet e mia, e kam pasur tim atë shumë pranë. Përveç studios përdorte sallonin, që mbulohej nga tymi i cigares. Ngjyra e kuqe e sallonit ishte e preferuara e babit, kur vinte bojaxhiu i thoshte “ e dua te kuqe gjak”.”, tha ndër të tjera vajza e tij.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here