Ndodh në Fushë-Kosovë, gruaja ia merr burrit qesen me drogë dhe e dorëzon në polici

Një femër ka dorëzuar në polici një qese me marihuanë, një fishek të pistoletës dhe disa gjëra të tjera, pronë e bashkëshortit të saj.

Sipas viktimës, burri e ka sulmuar fizikisht në Fushë-Kosovë, sepse është përdorues i narkotikëve dhe kjo e ka detyruar ta denonconte atë, transmeton IndeksOnline.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës ku sipas tyre, në qese kishte 8.98 gramë mariuhanë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur edhe 6.9 gramë marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, është hapur rast për posedim i narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje./IndeksOnline/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here