Një defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit.
Lajmi është konfirmuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila ka njoftuar se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të problemit.
Sipas njoftimit zyrtar, pa ujë do të mbesin këto zona; rruga “Gjergj Balsha”, rruga “Ferid Curri”, zona përreth Ambasadës Amerikane dhe bizneset përgjatë magjistrales, nga rrethi te “Ismeti” deri te “Euro Goma”.
“Po bëjmë përpjekje maksimale që defekti të riparohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe i falënderojmë për durimin e treguar,” thuhet në njoftimin e ujësjellësit.