Ndalohet rreptësisht telefoni në trafik, këmbësorëve u ndalohet përdorimi edhe kur kalojnë rrugën

Me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga 3 prilli, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave kur e kalojnë rrugën, shiritin apo shtegun e biçikletave ose binarët.

Dënimi për shkelje të kësaj ndalese është 50 euro.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve dhe shoferëve që të mos e përdorin telefonin kur janë pjesë e trafikut.

“Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro”, thuhet në thirrjen e Policisë.

Shoferëve u është bërë thirrje që gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

“Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë: 1 pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit, 2 pikë negative, 3 muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë, 3 pikë negative, 6 muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë”, thuhet në thirrjen e Policisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here