Mustafa: Pavarësisht gjuhës së ashpër në fushatë, zgjidhja për koalicion duhet të bëhet

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pasi votoi në zgjedhjet parlamentare, në një intervistë për ATV-në tha se pavarësisht gjuhës së ashpër mes partive gjatë fushatës, pas zgjedhjeve duhet të gjendet një zgjidhje për bashkëpunim dhe krijimin e një koalicioni.

“Pavarësisht akuzave mes partive gjatë fushatës, zgjidhja për koalicion duhet të bëhet mes atyre që mund të bashkëpunojnë dhe kanë programe të përafërta”, u shpreh ai.

Sipas Mustafës, prioritet i qeverisë së ardhshme duhet të jetë afrimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përmirësimi i ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies qytetare.

Ai tha se sot është dita e qytetarëve për të vendosur të ardhmen e vendit, ndërsa pas zgjedhjeve, partitë duhet të fokusohen në ndërtimin e një qeverie stabile. /atvlive.tv

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here