Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Kurtit sot Serbia feston mos anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pasi këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës nuk e kanë futur sot në agjendë anëtarësimit e Kosovës dhe as nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshmë në lidhje me këtë çështje.

Musliu- Shoshi ka thënë se fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot feston Serbia me mos anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE! Injorantë e keqdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dijnë, nuk munden! P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”, ka shkruar Musliu- Shoshi në Facebook.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights