Mijëra punëtorë të “Volkswagen”-it vazhdojnë protestat

Mijëra punëtorë të “Volkswagen”-it dolën në grevë përsëri. Sindikatat po kërkojnë rritje pagash, ndërsa menaxhmenti po planifikon pushime masive nga puna dhe mbyllje fabrikash.

Punëtorët në fabrikën e “Volkswagen”-it në Osnabrück kanë siguruar një marrëveshje kolektive të veçantë për veten e tyre dhe nuk po marrin pjesë në grevë, ndërsa pjesa tjetër e fuqisë punëtore në Gjermani ende po përpiqet të arrijë një marrëveshje të re.

Gjatë një raundi të fundit të negociatave të pagave, punëtorët e Volkswagen ofruan të kontribuonin 1.5 miliardë euro në kursime nëse menaxhmenti tërhiqej nga mbyllja e fabrikave në Gjermani, por gjithashtu paralajmëruan se menaxhmenti i kompanisë do të përballet me një “luftë historike” nëse shkurtimet drastike vazhdojnë.

Menaxhmenti insiston në uljen e pagave deri në dhjetë për qind për të ulur kostot. Arsyeja, rënia e të ardhurave. Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë gjithashtu planifikon të mbyllë tre fabrika për shkak të rënies së kërkesës, veçanërisht për modelet elektrike.

Kompania u godit rëndë nga kostot e larta të prodhimit në Gjermani, transicioni i ngadaltë drejt automjeteve elektrike dhe konkurrenca e ashpër në tregun kryesor – Kinë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here