Mësohet identiteti i të riut që humbi jetën në aksidentin në Klinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Volljagë të Klinës, shkruan Gazeta Demos.

Si pasojë e këtij aksidenti, një 22-vjeçar, humbi jetën.

IndeksOnline mëson se viktima është, Arianit Gashi.

Rastin e ka konfiruar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljagë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha ai për Demos.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here